Mbetet në burg Ilir Meta, GJL lë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm

Shqipëria

Mbetet në burg Ilir Meta, GJL lë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Mbetet në burg ish-Presidenti i vendit Ilir Meta. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, në Gjykatën e Lartë.

Meta bëri rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke theksuar se “po i pengohej karriera politike dhe zhvillimi i fushatës elektorale”, teksa na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet parlamentare.

Pavarësisht argumenteve të paraqitura nga pala mbrojtëse, GJL ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit.

Kujtojmë se Meta u vu në pranga me urdhër të SPAK më 21 Tetor 2024. Ai akuzohet për 3 vepra penale, “Korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat