Jonatan Pano: PD dëshiron një Shqipëri me shqiptarë, ka ardhur koha që në politikë të përfshihen të rinjtë

Shqipëria

Jonatan Pano: PD dëshiron një Shqipëri me shqiptarë, ka ardhur koha që në politikë të përfshihen të rinjtë

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 15:01
Jonatan Pano

Jonatan Pano, që merr pjesë në primaret e PD-së ishte i ftuar në Programin e drekës në News 24 tha se ka zgjedhur Partinë Demokratike, pasi PD është një forcë konservatore.

Pano theksoi se ka ardhur koha që të rinjtë të përfshihen në politikë. Sipas tij, PD është e vetmja forcë politike që garanton një Shqipëri me shqiptarë.

Jonatan Pano nga Primaret e PD: Kur nuk merresh ti me politikë, politika merret me ty. Ka ardhur koha që në politikë të përfshihen të rinjtë idealistë.

PD është një parti konservatore e djathtë. Programi i PD ka në program familjen. PD është e vetmja alternativë për të pasur Shqipërinë me shqiptarë. Të krijojmë Ministrinë e Familjes, që familja shqiptare të forcohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat