GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Pogradecit me 1.6 vite burg, por Eduart Kapri nuk shkon në qeli

Shqipëria

GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Pogradecit me 1.6 vite burg, por Eduart Kapri nuk shkon në qeli

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Ish-kryebashkiaku demokrat i Pogradecit, Eduart Kapri u cilësua fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe dënoi me 1 vit e gjashtë muaj burgim.

Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe e vendosi ish të zgjedhurin vendor në shërbim prove për dy vite me radhë. Si dënim plotësues, gjykata i hoqi të drejtën të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Me 1 vit e 4 muaj shërbim prove dhe heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite u dënuan edhe dy ish-zyrtarët Besmira Niko dhe Besjan Meço.

Sipas SPAK, Kapri me ndihmën e dy zyrtarëve, lejoi kompaninë Gedi sh.p.k, që të përfundonte punimet e pezulluara të pallatit 12-katësh.

Ish-kryebashkiaku kishte qenë më herët administrator i kompanisë në fjalë, të cilën e kaloi në emër të vëllait kur mori funksionin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat