Dëgjesa e rektorit të UBT para grupit parlamentar socialist, Xhixho: Kryeministri u bë hetues dhe gjykatës, shantazh ndaj prokurorisë!

Shqipëria

Dëgjesa e rektorit të UBT para grupit parlamentar socialist, Xhixho: Kryeministri u bë hetues dhe gjykatës, shantazh ndaj prokurorisë!

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 17:28
Erisa Xhixho

Në një fjalim gjatë seancës së sotme parlamentare, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka akuzuar Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Rektorin e Universitetit Bujqësor për shkeljen e autonomisë universitare dhe për përdorimin e Parlamentit për qëllime politike.

Xhixho e cilësoi si një rast skandaloz marrjen e dëgjesës nga ana e Rektorit në Grupin Parlamentar të PS, duke e konsideruar këtë veprim si një shkelje të ligjit për arsimin e lartë, i cili garanton neutralitetin e universiteteve dhe pavarësinë e tyre nga politika. Ajo e quajti këtë një ndër shkeljet më të rënda që i ka ndodhur ndonjëherë Kuvendit të Shqipërisë dhe theksoi se kjo është një fyerje për autonominë universitare.

Fjala e plotë:

Rasti skandaloz të marrjes së dëgjesës nga ana e Rektorit në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, e kërkuar apo e urdhëruar nga ana e Grupit të PS, është rasti më i rëndë që i ka ndodhur ndonjëherë këtij Kuvendi, në shkelje të Autonomisë Universitare dhe Rektori është në shkelje jo vetëm të ligjit për arsimin e lartë që sanksionon neutralitetin e universiteteve dhe pavarësinë e universiteteve nga politika.

Por gjithashtu Neni Nr. 70 i Kushtetutës parashikon ndarjen e pushteteve, kurse Kryeministri u kthye në një hetues, gjykatës për të shantazhuar Prokurorinë në mënyrë që ajo mos mbërijë tek Kryeministri dhe ky është një rast i paprecedent i ndodhur në Parlamentin e Shqipërisë

Ndaj Rektori, në qoftë se kishte ndonjë ankesë të shkonte në gjykatë. Ju duhet të distancoheni nga ky rast flagrant i shkeljes së ligjit.
Këtë po kërkoj, distancim tuajin nga ky rast i paprecedent si Kryetare e Kuvendit dhe mos lejimi i zhvillimit të seancave të dëgjesës skandaloze, të turpshme me Rektorin e Universitetit Bujqësor, por dhe për raste të tjera që ju mund të sillni në një show , duke shfrytëzuar dhe duke përdorur Parlamentin, i cili nuk është i juaji, por është Institucioni më i lartë i vendit si Pushteti Legjislativ i zgjedhur për të përfaqësuar të gjithë qytetarët dhe nuk mund të përdoret Parlamenti nga ju si Ministri më shumë apo si një zyrë e Partisë Socialiste për të bërë dëgjesa dhe show shantazhi ndaj Prokurorisë siç bëri Kryeministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat