Berat, burg për 3 të dyshuarit që futën në treg 21 ton mandarina me pesticide. Emrat…

Shqipëria

Berat, burg për 3 të dyshuarit që futën në treg 21 ton mandarina me pesticide. Emrat…

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Gjykata e Beratit nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 personat e ndaluar si të dyshuar për futjen në treg të 21 ton mandarinave të ndaluara për konsumim, të kthyer nga Kroacia.

Gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Dyli,  eksportues, Elton Tafaj, fermer dhe Elson Tahiraj inspektor i shtetit.

Gjatë seancës, avokatët  mbrojtjës i  quajtën  të ndaluarit viktima te luftës tregtare të konkurencës me qëllim dëmtimin e tregtarëve  vendas.

Madje avokati mbrojtës i Arben Dylit  hodhi dyshime në vërtetësinë e analizave të  shtetit  kroat.

Në fjalën e tij, eksportuesi Arben Dyli tha se nuk e dinte që duhej  njoftuar AKU pasi iu kthye produkti i mandarinës. Ai u shpreh se ka njoftuar fermerët të merrnin mallin mbrapsht.

Fermeri i arrestuar Elton Tafa u shreh se i është bërë padrejtësi nga AKU pasi i ka treguar që mandarinat ishin  prishur, kalbur, ndaj  i  hodhi ne landfilldin e Dimalit .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat