Skiatorja e Shqipërisë, e dyta në botë/ Lara Colturi: Jam shumë e kënaqur, të rinjtë shqiptarë…

Skijim

Skiatorja e Shqipërisë, e dyta në botë/ Lara Colturi: Jam shumë e kënaqur, të rinjtë shqiptarë…

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 21:02
Lara Colturi

Për herë të parë në historinë e saj të shkurtër, por shumë të suksesshme, Lara Colturi arrin të ngjitet në podiumin e një etape të Kupës së Botës, duke u renditur e dyta pas numrit 1 të botës Mikaela Schifrin.

Historike për Shqipërinë pasi padyshim është edhe hera e parë për vendin tonë që arrijmë të jemi mes më të mirëve në botë në ski për femra dhe kjo falë Lara Colturit, në etapën e 3-të të Kupës së Botës.

Vetëm 18 vjeç mbushi pak ditë më parë dhe sot Lara Colturi nuk është më një fenomen, por është një kërcënim për emrat më të mëdhenj në botën e skive femërore dhe Shqipëria në garën e luksit të një sporti që vërtetë nuk e kemi traditë, por na ka futur në garë me gjigantët Botëror, si Amerika, Zvicra, Suedia, Norvegjia dhe shumë vende të tjera të këtij niveli.

Në përfundim të garës, Lara Colturi dha një prononcim për Top Channel:

“E di që në Levi të Finlandës nuk arrita të bëja diçka të mire, bëra një gabim dhe nuk e përfundova garën. Muajin e shkuar e ndjeja veten shumë shumë mire në Slalom sepse isha stërvitur për këtë gjë, më në fund arrita që gjërat që kisha bërë në stërvitje t’i bëja edhe në garë, jam shumë e kënaqur. Kam edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptarët që më ndjekin, le të argëtohen dhe të bëjnë atë që ata dashurojnë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat