Skiatori i Zvicrës, Thomas Tumler ka shënuar fitoren e parë dhe në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Thomas Tumler ka shkaktuar senzacion duke triumfuar me kohë të kaluar për 2:27.60 minuta, la pas për 12 qindtat e sekondave brazilianin Lucas Braathen e për 58 qindtat sllovenin Zhan Krtanjec.
Në sllallom të madh, Braathen udhjëheq me 130 pikë, pasojnë Steen Olsen 129, Kristoffersen 125, Tumler 118 pikë etj,
Renditja
1. Thomas Tumler (Zvicra) 2:27.60
2. Lucas Braathen (Brazili) +0.12
3. Zhan Kranjec (Sllovenia) +0.58
4. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0.71
5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1.05
6. Filip Zubçiç (Kroacia) +1.25
7. River Radamus (SHBA) +1.69
8. uca De Aliprandini (Italia) +1.72
9. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) +1.85
10. Stefan Brennsteiner (Austria) +1.87
Renditja e përgjithshme e Kupës së Botës
1.Henrik Kristoffersen 245 pikë
2. Clement Noël (Franca) 200
3. Atle Lie McGrath (Norvegjia) 192
4. Marco Odermatt (Zvicra) 180
4. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) 180