Skiatori i Zvicrës, Marco Odermatt, ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Val d'Isere të Francës.
Zvicerani zuri vendin e parë me kohë të kaluar 2:11.66 minuta, duke lënë pas për 9 qindtat Patrick Feurstein dhe për 12 qindtat Stefan Brennsteiner.
Lideri i përgjithshëm i Kupës së Botës, Henrik Kristoffersen renditet në vend të pestë me 24 qindtat e sekondës me të dobët se fituesi i garës.
Në renditjen e sllallomit të madh, Kristoffersen kryeson me 170 pikë, pasojnë Kranjec 132 e Pinheiro Braathen me 130 pikë.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:11.66
2. Patrick Feurstein (Austria) +0.08
3. Stefan Brennsteiner (Austria) +0.12
4. Luca Aerni (Zvicra) +0.23
5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0.24
6. Luca De Aliprandini (Italia) +0.39
7. Joan Verdu Sanchez (Andorra) +0.42
8. Zhan Kranjec (Sllovenia) +0.45
9. Loïc Meillard (Zvicra) +0.57
10. Filip Zubçiç (Kroacia) +0.73
Kupa e Botës
1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 290
2. Marco Odermatt (Zvicra) 280
3. Atle Lie McGrath (Norvegjia) 202
4. Clement Noël (Franca) 200
5. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) 180