​Donacioni i mandarinave nga Ulqini, gjest human për pleqtë në Prishtinë

Sociale

​Donacioni i mandarinave nga Ulqini, gjest human për pleqtë në Prishtinë

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 11:35
Qëllimi i këtij donacioni është promovimi i frutit të sezonës që karakterizon Ulqinin.

Organizata turistike e Komunës së Ulqinit ka dhuruar sot një donacion të mandarinave, qendrës për pune sociale në shtëpinë e moshuarve dhe kuzhinës qendrore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij donacioni është promovimi i frutit të sezonës që karakterizon Ulqinin.

Koordinatori për ngjarje dhe manifestime në organizatën turistike të Ulqinit, Arber Haxhibrahmi është shprehur se ky është një gjest bujar e human nga komuna e Ulqinit.

Haxhibrahimi: Një gjest human nga Ulqini

“Ky është një gjest bujar dhe human, një fondacion që kemi marrë ne përsipër si organizatë turistike e Ulqinit, të frutit tonë që karakterizon Ulqinin”, është shprehur Haxhibrahimi.

Ndërsa, drejtoresha e mirëqenies sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti ka thënë se ky gjest human, tregon për kujdesin ndaj personave të moshës së tretë, të cilët kanë nevojë për mirëqenie sociale.

Sahiti: Tregon për kujdesin për moshën e tretë

“Ndihemi të nderuar që Ulqini, vendi jonë ku janë shqiptarët të cilët kanë dhënë shumë kontribut në periudha të ndryshme historike për Kosovën. Edhe sot kanë pasur një vizitë të tillë e cila ka simbolikën e saj sepse tregon për kujdesin për moshën e tretë, për këta persona të cilët kanë nevojë për kujdesje dhe mirëqenie sociale”, ka thënë Sahiti.

E udhëheqësi i departamentit ligjorë dhe administratës në ndërmarrjen publike lokale “Kuzhina”, Arbnor dreshaj ka shtuar se ky donacion ka qenë shumë i nevojshëm dhe si i tillë është i preferuari i fëmijëve.

Dreshaj: Është shumë i nevojshëm dhe për fëmijët është një nga frutat që më së shumti e preferojnë

“Ke shumë i mirëpritur dhe jemi shumë falënderues për një donacion të tillë. Është shumë i nevojshëm dhe për fëmijët është një nga frutat që më së shumti e preferojnë. Shpresoj që ky bashkëpunim të vazhdoj në forma si kjo apo dhe të tjera”, ka shtuar Dreshaj.

Përveç Komunës së Prishtinës, organizata turistike e Ulqinit ka dhuruar donacion edhe në Komunën e Pejës dhe Deçanit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat