Loja e rrezikshme në TikTok: Nxënësit “Supermen” kërcejnë e lëndojnë veten

Sociale

Loja e rrezikshme në TikTok: Nxënësit “Supermen” kërcejnë e lëndojnë veten

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 21:38
Ilustrim

Të paktën tre nxënës veç në shkollat e Lipjanit pësuan lëndime, kur tentuan ta bëjnë sfidën e rrjeteve sociale që mbanë emrin e super heroit të të vegjëlve, Supermenit.

Gjërsa komuna ngriti alarmin për dy të mitura, të enjten u shtua edhe një rast në shkollën e një prej fshatrave.

Edhe në të, mediave iu konfirmua se ka lëndime, e që shkak u bë e njëjta sfidë e TikTokut, e që ngjashëm qenë edhe ato që u evidentuan paraprakisht.

Përveç kësaj sfide kur nxënësit në grup presin në duar bashkëmoshatarët e hedhin lartë, në qarkullim është edhe një tjetër ende me më rrezik, e cila quhet Reblox.

Me rastet po merren komunarët, anise thonë se pak gjë kanë në dorë, derisa prindërit thonë se kujdestarët në shkolla duhet të kujdesen për nxënësit.
Ndërkaq, kërkesa e të gjitha palëve është që të shtohet vëmendja e prindërve për të ndikuar në vetëdijësimin e fëmijëve për të mos rënë pre e ndikimit të rrjeteve sociale, për çka në shkolla edhe janë ndaluar telefonat.

Muaj më parë tek nxënësit qe një fenomen njashtu i nxitur ku të miturat vetëlëndoheshin me mjete të mprehta, e raste janë shfaqur në disa komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat