Befasohen arkeologët, gjendet i murosur thesari me dhjetëra monedha ari të pastër

Speciale

Befasohen arkeologët, gjendet i murosur thesari me dhjetëra monedha ari të pastër

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 14:39
Thesari i gjetur në vendndodhjen e Hermon Stream (Banias) u fsheh gjatë pushtimit mysliman të zonës në vitin 635

Arkeologët në Izrael thonë se 44 monedha ari të pastër që datojnë në shekullin e 7-të janë gjetur të fshehura në një mur. Me peshë rreth 170 g, thesari i gjetur në vendndodhjen e Hermon Stream (Banias) u fsheh gjatë pushtimit mysliman të zonës në vitin 635, vlerësuan ekspertët.

Ata thanë se monedhat hedhin dritë mbi fundin e sundimit bizantin në këtë zonë.Perandoria Bizantine ishte gjysma lindore e Perandorisë Romake, e cila mbijetoi për më shumë se 1000 vjet.

"Ne mund të imagjinojmë pronarin duke fshehur pasurinë e tij në kërcënimin e luftës, duke shpresuar të kthehet një ditë për të marrë pronën e tij," tha Yoav Lerer, drejtor i gërmimit.

"Në retrospektivë, ne e dimë se ai ishte pa fat," tha ai.

Përveç monedhave të arit, gërmimi në një lagje banimi të qytetit antik, zbuloi gjithashtu mbetje ndërtesash, kanale uji dhe tubacione, monedha bronzi, thanë autoritetet izraelite.

Dr Gabriela Bijovsky, një eksperte numizmatike (monedhe) në Autoritetin e Antikiteteve të Izraelit, tha se disa nga monedhat ishin të perandorit Fokas (602-610), por shumica ishin të pasuesit të tij Herakliut.

Banias ka një vend të veçantë në traditën e krishterë, duke qenë vendi ku thuhet se Jezusi i tha apostullit Pjetër, "në këtë shkëmb, unë do të ndërtoj kishën time", shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat