Skelete të lashta anormale: Pse njerëzimi mund të jetë shumë më i vjetër se sa mendojmë

Speciale

Skelete të lashta anormale: Pse njerëzimi mund të jetë shumë më i vjetër se sa mendojmë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Kohë pas kohe arkeologët kanë raportuar gjetjen e shumës skeleteve të lashta njerëzore, të cilat kundërshtojnë besimet aktuale evolucionare dhe që tregojnë se ekzistenca e njeriut në Tokë është shumë e vjetër sesa mendohej deri vonë. Një raport intrigues u shfaq në një revistë amerikane të gjeologjisë në vitin 1862: “Në qarkun Makupin në Ilinois, u gjetën kohët e fundit eshtrat e një njeriu në një shtrat të mbuluar me qymyr, 32 metra nën sipërfaqen e tokës… Eshtrat ishin të mbuluara me një kore ose shtresë të lëndës së fortë me shkëlqim, të zezë si vetë qymyri, por kur u pastruan kockat morën ngjyrën e tyre të bardhë natyrale”.

Qymyri në të cilin u gjetën mbetjet ka një vjetërsi midis 320 dhe 286 milion vitesh. Ndërkohë një tregim më i mirë i dokumentuar i një gjetje anormale është ai i një nofulle të një njeriu të zbuluar në Foxhall, Angli, në vitin 1855, në një gurore gati 5 metra nën nivelin e tokës, dhe që ishte të paktën 2.5 milionë vite i vjetër. 

Mjeku amerikan Robert H.Kojer e përshkroi Nofullën e Foxhall si “reliktin më të vjetër të ekzistencës njerëzore”. Por problemi me atë fosil të veçantë ishte pamja e tij moderne. Një mandibulë më e ngjashme me majmunin do të ishte më e pranueshme pavarësisht nga lashtësia e saj e madhe, por shumë kolegë të tij nuk e besuan vërtetësinë e asaj kocke, ndoshta sepse forma e nofullës nuk ishte primitive thotë paleontologu Henri Osborn.

Ndërkohë një kafkë njerëzore plotësisht moderne u gjet në Buenos Aires të Argjentinë, në një formacion të epokës së Pliocenit të Hershëm, që zbuloi praninë e njerëzve modernë në Amerikën e Jugut midis 1 dhe 1.5 milion vjet më parë. Por sërish pamja moderne e kafkës nuk përputhet me të menduarit konvencional mbi origjinën njerëzore, ndaj nuk u mor shumë seriozisht.

Në këtë rast kemi një shembull të qartë të datimit sipas parimeve të morfologjisë dhe një shpërfillje të qartë të të gjitha të dhënave të tjera, sado të besueshme qofshin. Mendimi është i thjeshtë; nëse duket moderne, duhet të jetë moderne. Asnjë njeri modern nuk mund të kishte ekzistuar kaq shumë në kohë, kështu që duhet të përjashtohet si mundësi.

Kjo qasje përdor të menduarit jologjik, nëse merret parasysh se kafka u gjet në një shtresë të epokës së para Ensenadeanit, e cila, sipas llogaritjeve gjeologjike aktuale, daton deri në 1.5 milionë vjet. Të dhënat shkencore, si me një mori rastesh në mbarë botën, nuk përputhen me analogjinë përfundimtare.

Ndërkohë në një gurore në Avenju dë Klishi në Paris, u zbulua në vitin 1868 nga Eugjen Bertra pjesë të një kafke njeriu së bashku me një femur dhe disa kocka këmbësh. Shtresa nga e cila u gërmua skeleti i bënte fosilet rreth 330.000 vjet të vjetra.

Vetëm kur Neandertalët u pranuan si paraardhësit të njerëzve modernë, antropologët francezë u detyruan ta hiqnin skeletin e Klishi nga linja evolucionare njerëzore, pasi një lloj njeriu modern nuk mund t’i paraprijë të afërmit e tyre më të vjetër Neandertalë. Zakonisht pranohet se Neandertalët kanë ekzistuar nga 30.000 deri në 150.000 vjet më parë, ndërsa skeleti i Klishi që daton mbi 300.000 vjet më parë ishte thjesht një gjetje e pranueshme, pavarësisht nga provat për të mbështetur vërtetësinë e tij.

Në vitin 1911, një tjetër skelet njerëzor anatomikisht modern u zbulua pranë qytetit të Ipsuiçit në Angli nga J.Reid Moir. I gjetur në thellësinë 1.37 metra midis një shtrese balte dhe rëre akullnajore, skeleti mund të jetë deri në 400.000 vjet i vjetër. Natyrisht, pamja moderne e skeletit ishte shkaku i kundërshtimit të fortë, por nëse gjetja do të kishte qenë e ngjashme me Neandertalin, nuk do të kishte pasur asnjë pikëpyetje mbi pozicionin e tij në sedimentet akullnajore. 

Ekspertët mendojnë se ai i përket periudhës akullnajore Hokniane, midis 330.000 dhe 400.000 vite më parë. Por ka disa që mendojnë se ajo nisi rreth 600.000 vjet më parë, gjë që mund ta bëjë akoma më të vjetër skeletin e Ipsuiç. Një dëshmi tjetër është skeleti i Kastenedolo vendosur në shpatet jugore të Alpeve, 10 km në juglindje të qytetit të Breshias.

Ai u gjet në vitin 1860 nga profesor Xhuzepe Ragaconi, që arriti në përfundimin se ai i përkiste epokës së Pliocenit, 3-4 milionë vite më parë. Fillimisht kjo nuk u pranua nga ekspertët e kohës.

Por pasi ekzaminoi personalisht skeletet e Kastenedolo në Institutin Teknik të Breshias në vitin 1883, profesor Xhuzepe Sergi, një anatomist nga Universiteti i Romës, u bind se ato përfaqësonin mbetjet e njerëzve që kishin jetuar pikërisht gjatë epokës së Pliocenit. / Marrë me shkurtime nga ancient origins 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat