Zbulohet “buka më e vjetër në botë” në Turqi

Speciale

Zbulohet “buka më e vjetër në botë” në Turqi

Më: 10 mars 2024 Në ora: 08:33
Sipas biologut Salih Kavak, ky “është një zbulim emocionues për Turqinë dhe botën”.

Arkeologët në Turqi kanë zbuluar bukën më të vjetër në botë e cila thuhet se daton 6,600 vjet para Krishtit.

Një strukturë kryesisht e shkatërruar furre është gjetur në zonën “Mekan 66” të Çatalhöyük sipas Qendrës së Kërkimit dhe Aplikimit të Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin Necmettin Erbakan të Turqisë (BITAM).

Përreth furrës, arkeologët kanë gjetur grurë, elb, fara, dhe një mbetje të rrumbullakët. Analizat kanë përcaktuar se mbetja organike ishte një bukë 8,600 vjeçare e papjekur, shkruan yahoonews.

“Mund të themi se ky zbulim në Çatalhöyük është buka më e vjetër në botë”, tha arkeologu, kreu i delegacionit të gërmimeve, dhe profesori i asocuar në Universitetin Anadolu, Ali Umut Türkcan.

“Është një version më i vogël i një buke. Nuk është pjekur, por është fermentuar dhe ka mbijetuar deri në ditët e sotme me niseshten brenda. Nuk ka asnjë shembull të ngjashëm të diçkaje të tillë deri më sot”, tha arkeologu.

Sipas biologut Salih Kavak, ky “është një zbulim emocionues për Turqinë dhe botën”.

Ndryshe, Çatalhöyük si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ka qenë shtëpia e përafërsisht 8,000 njerëzve gjatë periudhës neolitike.

Hulumtimet në atë vend kanë zbuluar planimetri të veçanta të banesave dhe veçori tjera si piktura murale, duke bërë që ai të konsiderohet si “vendbanimi më i rëndësishëm njerëzor që dokumenton jetën e hershme bujqësore të një komuniteti neolitik”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat