Një tragjedi ka ndodhur në qytetin e Rock Hill, në Karolinën e Jugut (Amerikë), ku 6 persona kanë mbetur të vdekur dhe një i gjashtë është në gjendje të rëndë. Personi që ka kryer këtë akt të shëmtuar është Phillip Adams, 32 vjeç, një ish-lojtar i National Football league (NFL).
Në karrierën e tij 5-vjeçare në NFL, kushtëzuar nga disa dëmtime, që sollën edhe tërheqjen e tij nga sporti, Adams ka luajtur me ekipet e San Francisco 49ers, New England Patriots, Seattle Seahawks, Oakland Raiders, New York Jets dhe Atlanta Falcons. Personi që e operoi, një mjek i njohur në Amerikë, doktor Robert Lesslie, ishte një nga viktimat e tij.
Viktimat e tjera janë bashkëshortja e mjekut, Barbara (69 vjeçe), dy nipat e tyre Adah e Noah, respektivisht 9 dhe 5 vjeç si dhe një person i pestë që quhet James Lewis (38 vjeç). Ndërkohë që, një tjetër person është në gjendje të rëndë në spital.
Pasi ka kryer këtë akt barbar, ish-lojtari i NFL-së ka vrarë veten m,e një pistoletë, një ngjarje që ka tronditur Amerikën.