Bota sportive shpesh herë përballet me situata të pazakonta qoftë në lojë apo edhe në stërvitje!
Një rast i pazakontë i ka ndodhur edhe gjimnastit kroat Tomisllav Markoviç.
Ai kaloi një sfidë të vështirë, të ngjashme sikur i ndodhi para pak ditësh edhe futbollistit danez Christian Eriksen.
'Kam frikë sepse kurrë nuk e di kur zemra ime do të ndalet', tha mes të tjera Markoviq për mediumin kroat “24 sata”.
Ai siç raporton media kroate, ishte i vdekur klinikisht për 27 minuta. Tani është mirë sportisti nga Osijeku.