Në sallën e lojërave me dorë “Fahrie Hoti” në kryeqytet u zhvillua për dy ditë me radhë Kupa e Shqipërisë në mundje. Një event që u zhvillua pak ditë pas medaljeve që ky sport mori në Europian me Dudaev (e artë) dhe Abakarov (argjent).
Në këtë event organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes morën pjesë sportistët më të mirë, duke e kthyer në një event shumë të fortë dhe me rivalitet. Gjithsesi, në të dyja kategoritë triumfoi ekipi i Tiranës.
Bardheblutë fituan si në stilin e lirë ashtu dhe atë greko-romak, ndonëse rivaliteti ka qenë i madh. Teuta iu afrua fitores në stiolin e lirë, por pa mundur të triumfojë. Eriglent Prizreni dhe Erind Përnokaj u shpallën sportistët më të mirë.
Fituesit, stili i lirë
57kg, Oltion Bardhi (Tirana)
61kg, Endrio Avdyli (Teuta)
65kg, Klevis Preçi (Tirana)
70kg, Haxhi Sina (Teuta)
74kg, Eriglent Prizreni (Tirana)
79 kg, Elmaz Kryeziu (Tirana)
86kg, Marjus Malko (Teuta)
92kg, Orges Lila (Tirana)
97kg, Emiljano Onuzi (Tirana)
125kg, Paris Karepi (Tirana)
Renditja ekipore: Tirana 215 pikë, Teuta 205 pikë, Jonas Wrestling 128 pikë.
Mundësi më i mirë: Eriglent Prizreni
Fituesit, stili greko-roman
55kg, Andi Muça (Studenti)
60kg, Ergi Uku (Tirana)
63kg, Bajram Sina (Tirana)
67kg, Jurgen Uku (Tirana)
72kg, Klodian Shehu (Tirana)
77kg, Ardit Zenili (Tirana)
82kg, Joel Gjelaj (Besëlidhja)
87kg, Kevin Kupi (Tirana)
97kg, Boris Frrokaj (Tirana)
130kg, Erind Përnokaj (Beslidhja)
Renditja ekipore: Tirana 185 pikë, Besëlidhja 90 pikë, Studenti 60 pikë.
Mundësi më i mirë: Erind Pernokaj