Motra me vëllezërit e saj po tregojnw lojëra të mira në pingpongun gjerman.
Anda, Andis e Arnis Çeku, vijnë nga qyteti piktoresk Peja tash e sa vite jetojnë e veprojnë në Munih dhe po merrem me pingpong.
Motra me vëllezërit e saj ka talente me topin e celuloidit, ku në çdo përballje japin më të mirën.
Prindërit i tyre Osman Çeku është krenarë me fëmijët e tij por paksa i ka mbetur hatri që tash e një kohë nuk janë ftuar në kampin e kombëtares së Kosovës.
“Vajza dhe djali kanë qenë reprezentues të Kosovës dhe me rezultate të mira në Ballkanik, të them me të mirët në Kosovë dhe me ardhjen e Kryetarit të ri as qe janë ftuar nëpër kampe ku janë mbajt në Kosovë”, thotë Osman Çeku për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Më tuje ka treguar se këta po shënojnë rezultate të mirë:
”Më të mirët në Bavari (Bayern) që kanë pas mundësinë e kualifikimit gjatë këtij vitit për të marrë tani pjesë në turneun për tërë Gjermaninë në gara individuale.
Në këtë turne do të marrin pjesë Anda e Andisi në U19, kurse Arnisi në U15”.