​Përfundon Platforma Evropiane Sportit e mbajtur në Prishtinë

Sporti

​Përfundon Platforma Evropiane Sportit e mbajtur në Prishtinë

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 13:49
Foto nga takimi

Për tri ditë me radhë në Prishtinë u organizua Platforma Evropiane Sportit nga Komiteti Olimpik i Kosovës me temën “Vlerat e sportit: ndërtimi i urave në një Evropë të bashkuar”

Qëllimi i kësaj platforme ishte formësimi i të ardhmes së sportit bazë (grassroots) në Evropë, me idenë për t’i përgatitur organizatat dhe klubet në analizimin e mënyrës se si shoqëria jonë mund të avancojë falë vlerave si: Integriteti, barazia dhe qeverisja e mirë në sport.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishte edhe Presidenti i Organizatës Jo Qeveritare të Sportit Evropian (ENGSO) Stefan Bergh, por edhe përfaqësues të shteteve të ndryshme duke përfshirqë edhe Spanjën, vend ky që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi deklaroj se sporti vazhdon të mbetet si urë shumë e rëndësishme për lidhjen e njerëzve përtej kufijve, kulturave dhe brezave, duke ofruar një gjuhë unike që nuk njeh dallime.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin rreth 70 përfaqësues të shteteve të ndryshme, dhe po aq vendorë. Platforma krahas punëtorive u zhvillua edhe në formë të paneleve, me panelistë që janë udhëheqës të sportit në Kosovë, personalitete të sportit vendorë, si dhe udhëheqës të sportit ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat