Gjithçka do të jetë gati deri në qershor të vitit 2025 rreth strukturës së organizimit të Lojërave Mesdhetare. Kështu tha ministri i Sportit, Hajrullah Çeku, pas takimit që pati me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqin dhe sekretarin gjeneral të ICMG-së, Iakovos Filippousis.
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, tha se në dekadën e parë sportistët tanë e kanë ngritur Kosovën shumë lartë.
“Tani në dekadën e dytë si anëtare me të drejta të plota në strukturat ndërkombëtare të lëvizjes olimpike synojmë që të shënojmë moment të reja historike në tjetër nivel, duke marr përsipër përgjegjësinë e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, tha Çeku.
“Sa i përket anës financiare për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Prishtinë, para pak ditësh në Kuvendin e Kosovës është votuar ligji. Ky është një lajm fantastik për tërë organizatën tonë përderisa ajo na shfaq një angazhim dhe një dedikim nga të gjithë udhëheqësit e shtetit dhe unë dua t’i falënderoj të gjithë ata për kontributin e tyre deri në finalizimin e marrëveshjes për ligjin e ri”, tha Iakovos Filippousis
Edhe kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi u shpreh i lumtur për miratimin e ligjit për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
“Ligji është miratuar dhe tash na pret puna, t’i përvjelim mëngët dhe në 2025 na pret puna operative dhe do të fillojmë menjëherë me ndërtimin e objekteve”, tha ai.