Ahmet Hoxha MK: Klubi ynë shpërblehet me 8 çmime në nivel të Kosovës

Sporti

Ahmet Hoxha MK: Klubi ynë shpërblehet me 8 çmime në nivel të Kosovës

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 23:36
Foto e përbashkët e KPP Ahmet Hoxha MK

Klubi i pingpongut Ahmet Hoxha MK nga Ferizaj mburret me çmime që mori sot në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve nga Federata e Pingpongut e Kosovës.

Tetë çmime që janë një motiv shtesë për klubin që ka të palodhsmin kryetrajner, Ardian Lamaxhema.

“Shpallja e laureatëve 2024; klubi ynë shpërblehet me 8 çmime në nivel shtetëror – Kosovë.

1. Klubi më i dalluar  - 2024
2. Ekipi më i mirë i vitit U -15 Femra
3. Ekipi më i mirë i vitit U- 15 Meshkuj
4. Trajneri më i mirë 2024 Ardian Lamaxhema

5. Lojtari më i mirë 2024 - U 13 Olti Behluli
6. Lojtari më i mirë 2024 - U 15 F Maxhire Sojeva
7. Lojtari më i mirë 2024 - U 15 M Amant Sejdiu
8. Sponzori " Metal Kosova 2024 Besnik Behluli”
, ka njoftuar Ahmet Hoxha MK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat