Kosova është gati për organizimin e Kampionatit Ballkanik të Çiklizmit, i cili do të mbahet nga 5 deri më 7 qershor në Ferizaj. Organizatorët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e dhjetë shteteve, ndërsa vlerësojnë se ky aktivitet përbën një sukses të rëndësishëm sportiv dhe diplomatik për vendin.
Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, tha se përgatitjet janë përmbyllur dhe se garuesit do të priten në kushte të mira organizative dhe të sigurisë.
Duke folur për rëndësinë e pjesëmarrjes ndërkombëtare, Nuha theksoi se në garë do të marrin pjesë edhe katër shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Nuha: Në garë marrin pjesë 4 shtete që nuk e njohin Kosovën shtet
“Sot jemi të gatshëm jemi përgatit unë e falenderojë edhe policinë e Kosovës ushtrinë e Kosovës që kanë marrë përsipër edhe pse fatkeqësisht kemi zgjedhje parlementare por kjo datë ka qenë më e hershme dhe nuk kemi pasur mundësi ta ndryshojmë. Unë ju uroj të gjithë ekipeve mirëseardhje dhe brenda këtyre ekipeve të cilat janë pjesë e këtij karavani janë edhe katër shtete të cilat nuk na kanë pranuar ne si shtet dhe me të vërtet ka qenë një nder dhe privilegj për Kosovën që ata të marrin pjesë dhe ta nderojnë shtetin tonë dhe ata e kanë konfirmuar ardhjen dhe do të jenë ekip goxha e madhe dhe do të jenë kryesor ndoshta konkurrent për të fituar ndonjë medalje në Kosovë”, theksoi Nuha.
Ai foli edhe për shtetet që, megjithëse kishin mbështetur kandidaturën e Kosovës për organizimin e kampionatit, nuk do të jenë pjesë e garës.
Nuha: Edhe pse kanë votuar pro nesh, Serba dhe Besnja e Hercegovina nuk do të marrin pjesë në garë.
“Do të jenë dhjetë shtete, fatëkeqësisht në Stamboll na ka votuar edhe Serbia edhe Bosnja Hercegovina 12 shtete janë pro por dihet politika e tyre, duhet siç është dhe nuk kanë mundur të vinë, fatkeqësisht e kanë involvuar edhe Bosnjën Hercegovinë”, bëri të ditur Nuha.
Sipas tij, organizimi i kampionatit është shoqëruar me sfida dhe përpjekje për ta penguar zhvillimin e aktivitetit, por në fund pjesëmarrja e shteteve është konfirmuar.
Nuha: Ka pasur pretendime qe komplet të dezertohet ky aktivitet
“Besoni një luftë të madhe e kemi pasur para dy jave ndoshta ka pasur hezitime dhe ka pasur pretendime qe komplet të dezertohet ky aktivitet nga disa shtete të cilat neve nuk na e duan të mirën, mirëpo puna jonë jemi sot dhe unë i falenderojë të gjithë që e kanë konfirmuar ardhjen dhe ardhja ka pasur të konfirmohet më 5 maj, mirëpo më 23 maj e kanë konfirmuar pas një konsultimi të jashtëzakonshëm me institucionet relevante siç është UCI dhe ne jemi sot këtu dhe po përgatitemi dhe jemi të gatshëm të fillojmë garën më 5 qershor në ora 2 fillon kronometri dhe të gjitha garat do të nisin në komunën e Ferizajt”, tha në fund Nuha.