Starlink tanimë ka më shumë se 4 milionë abonentë

Teknologji

Starlink tanimë ka më shumë se 4 milionë abonentë

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Numri i abonentëve të Starlink po rritet me shpejtësi dhe tani thuhet se ka kaluar 4 milionët, nga 2.3 milionë që pretendonte në raportin e progresit të 2023.

Sipas astronomit Jonathan McDowell, aktualisht ka 6,426 satelitë Starlink që rrotullohen rreth Tokës, nga të cilët 6,371 janë në funksion.

Megjithatë, duke marrë parasysh shkallën me të cilën SpaceX po lëshon satelitët, kjo shifër së shpejti do të duhet të rishikohet.

Seti i fundit prej 20 të tillëve u nis më 25 shtator dhe grupi tjetër pritet të dalë në orbitë më 2 tetor.

Ndërsa numrat e Starlink janë mbresëlënës, ka konkurrencë në tregun e brezit të gjerë satelitor.

OneWeb, i cili së fundmi u bashkua me Eutelsat, ka 634 satelitë në orbitë, nga të cilët 632 janë funksionalë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat