Këto modele të Macbook janë shpallur të vjetëruar, nëse keni një të tillë – mos prisni riparim!

Teknologji

Këto modele të Macbook janë shpallur të vjetëruar, nëse keni një të tillë – mos prisni riparim!

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Apple ka prezantuar disa produkte të reja javët e fundit, që do të thotë se ka deklaruar disa të tjerë të vjetëruar.

Në listën e produkteve Vintage, Apple shtoi tre MacBook dhe disa produkte të tjerë u deklaruan të vjetëruara.

Pajisjet vintage janë ato pajisje për të cilat kanë kaluar më shumë se pesë vjet nga ndalimi i shpërndarjes, kurse dyqanet dhe shërbimet e autorizuara të Apple mund t’i riparojnë ato edhe për dy vjet të tjera.

Pajisjet janë të vjetruara pas këtyre dy viteve, e nuk ofrohen riparime për to. Megjithatë, zëvendësimet për bateritë MacBook mund të bëhen deri në 10 vjet pasi ato nuk janë më në shitje.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë:

Vintage:

MacBook Air (Retina, 13 inç, 2018)

MacBook Pro (13 inç, 2017, 2 porte Thunderbolt 3)

MacBook Pro (13 inç, 2018, 4 porta Thunderbolt 3)

I vjetëruar:

MacBook (Retina, 12 inç, fillimi i 2016)

MacBook Air (13 inç, fillimi i 2015)

MacBook Pro (13 inç, 2016, 2 porte Thunderbolt 3)

MacBook Pro (13 inç, 2016, 4 porta Thunderbolt 3)

MacBook Pro (15 inç, 2016)

MacBook Pro (Retina, 13 inç, fillimi i 2015)

iMac (21.5 inç, fundi i 2015)

iMac (Retina 4K, 21,5 inç, fundi i 2015)

iMac (Retina 5K, 27 inç, fundi i 2015).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat