AOC ka qenë aktive në platformën Bluesky që nga pranvera e vitit 2023.
Këtë të hënë, profili i politikanes amerikane, Alexandria Ocasio-Cortez (AOC) u bë llogaria e parë individuale me një milion ndjekës në Bluesky.
Platforma e decentralizuar pati një rritje pas zgjedhjeve në SHBA, me bazën e saj të përdoruesve që u trefishua brenda tre muajve.
Arsyeja për këtë është ajo që AOC shkroi për platformën X të Elon Musk në një njoftim të fundit “njerëzit po largohen nga Twitter sepse nuk është më argëtuese dhe askush nuk është i detyruar të jetë në një platformë që nuk e pëlqen. Kjo nuk është asgjë e çuditshme”.
AOC ishte aktive në platformën Bluesky shumë kohë përpara rritjes së saj paszgjedhore dhe ka më shumë se 430 postime që kur iu bashkua platformës në prill të vitti 2023.
“Kamerierja u kthye në kongresmene për Bronx dhe Queens”, thuhet në përshkrimin e profilit të saj.
Bluesky vazhdon të ketë llogarinë më të njohur në platformën e vet, me afro 17 milionë ndjekës në kohën e shtypit. Por, Alexandria Ocasio-Cortez me mbi një milion ndjekës ka më shumë përdorues në mesin e individëve në këtë rrjet.
Më të afërt janë George Takei, me mbi 860 mijë ndjekës dhe Mark Hamill me mbi 800 mijë.