Një seri e re e Gran Turismo

Teknologji

Një seri e re e Gran Turismo

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 11:45
Siç raportohet, lojtarët mund të luajnë falas në tre evente garash.

Krijuesi i videolojërave Polyphony Digital po prezanton një përsëritje të re të “The Real Driving Simulator” të quajtur My First Grand Turismo, i projektuar për të gjitha llojet e lojtarëve “pa kufij në moshë apo aftësi drejtimi”.

Bëhet e ditur se zhvilluesi e ka thjeshtuar lojën për ta bërë atë më miqësore për fillestarët.

Kompania dëshironte t’u jepte të gjithëve mundësinë për të zotëruar mekanikën e drejtimit të lojës në sfida të ndryshme, duke përparuar nëpër vetura dhe pista, ndërsa lojtarët zotërojnë teknikat thelbësore të garave.

Siç raportohet, lojtarët mund të luajnë falas në tre evente garash.

Ata do të kenë 18 automjete për të vozitur nëpër të paktën tre pista: Kyoto Driving Park, Deep Forest Raceway dhe Trial Mountain Circuit.

Veturat përfshijnë Mazda RX-7, Mitsubishi Lancer Evo V, BMW M3 dhe më shumë.

Gran Turismo e re prezantohet më 6 dhjetor për PlayStation 4 dhe 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat