Willow, çipi i ri kuantik i Google - do t’i duhen vetëm pesë minuta për të zgjidhur një problem

Teknologji

Willow, çipi i ri kuantik i Google - do t’i duhen vetëm pesë minuta për të zgjidhur një problem

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 10:47
Willow

Google ka prezantuar një çip të ri, për të cilin ata thonë se duhen pesë minuta për të zgjidhur një problem që do t’i merrte superkompjuterëve aktualë më të shpejtë dhjetë septiliona (10 deri në 24 sipas matjeve amerikane) vjet.

Çipi përfaqëson zhvillimin më të fundit në një fushë të njohur si informatikë kuantike, e cila përpiqet të përdorë parimet e fizikës së grimcave për të krijuar një lloj të ri kompjuteri të fuqishëm.

Google e quajti çipin e ri kuantik “Willow”.

Megjithatë, ekspertët thonë se Willow është, për momentin, kryesisht një pajisje eksperimentale, që do të thotë se një kompjuter kuantik që mund të jetë mjaft i fuqishëm për të zgjidhur një gamë të gjerë problemesh të botës reale është ende shumë larg realizimit.

Kompjuterët kuantikë punojnë në një mënyrë shumë të ndryshme nga sistemet në laptopë ose telefona.

Ata përdorin mekanikën kuantike për të zgjidhur problemet shumë më shpejt se kompjuterët tradicionalë.

Ekziston gjithashtu frika se mund të përdoret për qëllime të këqija, siç janë disa lloje të kriptimit që përdoren për të mbrojtur të dhënat e ndjeshme.

Kreu i laboratorit Quantum AI të Google, Hartmut Neven, tha se Google beson në këtë projekt, por se do të duhet më shumë punë për të.

“Një çip i aftë për aplikime komerciale nuk do të shfaqet para fundit të dekadës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat