Tregu i punës në sektorin e inteligjencës artificiale (AI) në Amerikë ka pësuar një rritje të ndjeshme në dy vitet e fundit, sipas një analize të Universitetit të Maryland dhe firmës të gjurmimit të punës LinkUp.
Analiza tregon një “efekt të ChatGPT”, duke iu referuar rritjes së shpalljeve të vendeve të punës pas lansimit të chatbot-it të zhvilluar nga OpenAI, duke zëvendësuar shumë shpallje punësh në teknologjinë e informacionit (IT).
Përmes programit AIMaps, që ndjek rritjen e vendeve të punës në AI në sektorë të ndryshëm, doli se shpalljet për punë në AI janë rritur me 68 për qind në SHBA që nga fundi i vitit 2022, ndërsa shpalljet totale kanë rënë me 17 për qind.
Shpalljet e punës për pozita AI janë rritur gjithashtu me 124 për qind nga 2023 deri në fund të 2024, shkruan CNN.
Megjithatë, shpalljet për punë në IT kanë rënë me 27 për qind. Ndërkohë, disa kompani teknologjike kanë ulur numrin e punonjësve pas investimeve të mëdha në teknologjinë AI.
Disa kompani të mëdha, si Google, kanë bërë reduktime të punëtorëve, duke pasur parasysh zëvendësimin e disa punëve nga AI.
Sipas një sondazhi të Forumit Ekonomik Botëror, 41 për qind e punëdhënësve planifikojnë të zvogëlojnë forcën e punës përmes përdorimit të AI deri në vitin 2030.