Australia merr vendim, për të pasur llogari në You Tube duhet të kesh mbushur 16 vjeç

Teknologji

Australia merr vendim, për të pasur llogari në You Tube duhet të kesh mbushur 16 vjeç

Më: 30 korrik 2025 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Qeveria e Australisë ka miratuar një ligj të ri që ndalon fëmijët nën 16 vjeç të përdorin YouTube.

Nga viti 2026, vetëm personat mbi 16 vjeç do të mund të krijojnë llogari në këtë platformë. Ky vendim vjen pas masave të ngjashme që autoritetet australiane morën për rrjetet sociale si Facebook, Instagram, TikTok dhe të tjera.

Qeveria tha se rezultatet e analizave të mëparshme justifikojnë këtë kufizim edhe për YouTube.

Ndërkohë, kompania e YouTube ka paralajmëruar se do të kundërshtojë ligjin në gjykatë, duke argumentuar se përmbajtja e tyre nuk përmban materiale të papërshtatshme për fëmijët nën 16 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat