Edhe tenisi tronditet nga një ngjarje e rëndë, sportisti pa ndjenja gjatë ndeshjes

Tenis

Edhe tenisi tronditet nga një ngjarje e rëndë, sportisti pa ndjenja gjatë ndeshjes

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 22:00
Celikbilek

Tenisti turk Altug Celikbilek u ndje keq për shkak të një hemorragjie në tru gjatë gjysmëfinales kundër bashkatdhetarit Yanki Erel, gjatë turneut M15 Monastir A60, që po zhvillohet në Tunizi. 28-vjecari Celikbilek u rrëzua papritmas në tokë dhe u dërgua me urgjencë në spital për operacion.

Mësohet se operacioni ka qenë i suksesshëm, por do të jetë e nevojshme të pritet derisa ai të zgjohet nga koma artificiale për të vlerësuar ndonjë dëmtim të trurit.

Federata Turke e Tenisit me një deklaratë komentoi: “Gjendja shëndetësore e sportistit tonë Altug Celikbilek po monitorohet me kujdes nga Federata dhe Ambasada Tuniziane. Atletit dhe familjes së tij do t’i ofrohet e gjithë mbështetja e nevojshme. I urojmë shërim sa më shpejtë”.

Altug Celikbilek nuk është një personazh i njohur në tenis, që ka patur si renditjen e tij më të mirë vendin e 154 në botë në renditjen ATP. Pavarësisht asaj që ndodhi, turneu tunizian vazhdoi me finalen e fituar nga kundërshtari i tij Erel ndaj italianit Luca Potenza.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat