Tenisistët më të mirë të botës u detyruan të tërhiqen nga turneu në Akapulko dhe të gjitha për të njëjtën arsye – helmim nga ushqimi.
Holger Rune u dorëzua gjatë ndeshjes, ndërsa Kasper Rud dhe Tomi Poll as që dolën në fushë. Përflitet se Aleksandër Zverev pësoi një disfatë të madhe për të njëjtin problem.
Rune, i cili ishte bartësi i katërt, u përball me Brandon Nakashima, por, pas vetëm 15 minutash dhe tre gemeve të zhvilluara, vendosi të tërhiqej.
Bartësi i dytë Kasper Ruud u tërhoq për shkak të një virusi në stomak, para se të del në terreen dhe të përballej me Rodrigo Mendes.
Amerikani Tomi Poll, i cili u rendit i treti, u tërhoq gjithashtu për shkak të problemeve me stomakun. Bashkatdhetari i tij Markos Giron kaloi në çerekfinale pa luftë.
Mediat e huaja raportojnë se edhe Aleksander Zverev, i cili humbi nga Lerner Tien, poashtu ka pësuar helmim nga ushqimi.