Dikur vdiste për Vuçiqin dhe provokonte Kosovën, sot e akuzojnë 

Tenis

Dikur vdiste për Vuçiqin dhe provokonte Kosovën, sot e akuzojnë 

Nga: K.G. Më: 5 korrik 2025 Në ora: 20:29
Novak Gjokoviqi

Tash nuk është në vijë me Aleksandër Vuçiqin.

Dikur e lëshonte shpirtin për Vuçiqin dhe hidhte postime të ndryshme provokues kundër shtetit të Kosovës.

Tenisti provokues serb nuk, dallon nga mendësia e Vuçiqit.

Para 3 viteve gruaja e Novak Gjokoviqi së bashku me ish basketbollistin serb Vlade Divac me disa serbë e vizituan Manastirin e Deçanit, madje në autobus kënduan këngë shumë provokuese kundër Kosovës. 

Sot situata është ndryshe, Gjokoviqi nuk shikohet me sy të mirë nga krahu i Vuçiqit.

Treguesi është ish ministrja serbe, Zorana Mihajllloviq, kur në  një intervistë për “Tv Pink “mes të tjera thotë: “Familja e tij është nga Kosova, ai fitoi në Wimbledon dhe merret me ‘pompat’ dhe shpjegon pse e bëri këtë.

Fillimisht, fshihet pas fëmijëve – gjë që mendoj se është shumë e shëmtuar — dhe, së dyti, ai vihet në anën e atyre që kryejnë dhunë në këtë vend dhe mbështet ata që duan një Kosovë të pavarur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat