Kasami: Vizita e shefit të CIA-s në rajon tregoi se nuk do të tolerohet destabilizimi në Ballkan

Tetova

Kasami: Vizita e shefit të CIA-s në rajon tregoi se nuk do të tolerohet destabilizimi në Ballkan

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 12:11
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në promovimin e një rruge në Tetovë, është pyetur në lidhje me skenarët e mundshëm për destabilizimin e vendit. Kasami tha se “derisa organet e shtetit zbulojnë keqpërdorimet e qeverisë së kaluar, ata marrin hapa për derstabilizimin e situatës”.

Kasami gjithashtu tha se vizita e shefit të CIA-s në rajon, tregoi se ndërkombëtarët nuk do të lejojnë që Ballkani të jetë pjesë e skenarit rus për destabilizim.

“Është informatë që e kanë institucionet shtetërore dhe partnerët ndërkombëtarë. Funksionarët e BDI-së janë të tensionuar, pasi problemet që i kanë me organet e drejtësisë, duhet përfundimisht të japin llogari dhe duhet që mos tentojnë këtë ta mbulojnë me tensionim të situatës.

E dini që shumë shpejt në rajon ishte edhe drejtori i CIA-s, i cili me vizitën e tij tregoi që nuk do të tolerojnë që Ballkani të jetë pjesë e skenarit rus për destabilizim”.

“BDI ka treguar që është e gatshme të bashkëpunojë me çdo kënd vetëm për të qenë në pushtet. Në Veles BDI vazhdon të jetë në qeverisje me Të Majtën, në qytetin e Shkupit u kthyen në qeverisje, ku po ashtu E Majta ka rol të rëndësishëm në Qytetin e Shkupit, por ajo që është interes i përbashkët i BDI-së dhe Të Majtës është në dëm të qytetarëve. E Majta ka interesa politike, ndërsa BDI ka interes të mbrojtjes së korrupsionit të tyre sa kanë qenë në qeveri”, tha mes tjerash Kasami.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat