Komuna e Tetovës i njofton të gjithë qytetarët dhe turistët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Kodrën e Diellit, se nga kjo fundjavë do të fillojë me funksionimin linja e rregullt për transport publik në drejtimin “Tetovë – Kodra e Diellit”.
“Kjo linjë do të jetë funksionale çdo të shtunë dhe të diel. Kjo linjë dukshëm do të ndikojë jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në lehtësimin e komunikacionit në këtë kas rrugor. Transporti i udhëtarëve do të bëhet me autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” – Tetovë duke u lehtësuar udhëtimin qytetarëve drejt kësaj qendre turistike.
Nga Tetova drejt Kodrës së Diellit autobusët do të nisen në ora 08:00, 10:00, 12:00 dhe 15:30, ndërsa kthehet në qytet një orë më vonë nga këto termine.
Eventualish nëse do të ketë kaos në trafik autobusët do të ndalen tek vendi i quajtur “Guri i Sidollit”, prej ku drejtoria e Qendrës Turistike Dimërore “Kodra e Diellit” do të bëjë transportin me furgonë deri tek destinacioni final”, thuhet në njoftimin e Komunës.