Një aksident ka ndodhur në Tiranë, në zonën afër ambasadës italiane.
Siç shihet nga pamjet një makinë është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Makina duket se ka marrë dëmtime të mëdha, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Në vijim pritet informacion zyrtar nga policia për mënyrën se si ndodhi aksidenti.