Dhunuan mbesën e tyre, në pranga dy gratë në Tiranë

Tirana

Dhunuan mbesën e tyre, në pranga dy gratë në Tiranë

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Dy halla kanë përfunduar në prangat e policisë në Tiranë, pasi kanë dhunuar mbesën e tyre.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetaset 57 vjeçe, 50 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj mbesës së tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat