Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pas operacionit të zhvilluar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbatjes pa leje.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një pistoletë me mulli dhe municion luftarak.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dy armët e zjarrit, njëra prej tyre me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.