1200 kredi të buta për qytetarët e Tiranës, Keti Luarasi zbulon detajet: Ja kategoritë që mund të aplikojnë dhe kriteret

Tirana

1200 kredi të buta për qytetarët e Tiranës, Keti Luarasi zbulon detajet: Ja kategoritë që mund të aplikojnë dhe kriteret

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi, në  një emision televiziv duke folur për kreditë e buta, tha se ky është një lajm shumë i mirë për qytetarët.

Luarasi tha se risia këtë vit është se është rritur vlera maksimale e kredimarrrjes, ndërsa shpjegoi edhe kushtet që duhet të plotësojë një aplikant. Vlera e kredisë së butë që mund të aplikohet është 5.5 mln lekë të reja, ndërsa aplikantët duhet të plotësojnë formularin e parë dhe më pas ata duhet të plotësojnë dokumentacionin për të vijuar me fazat e tjera të procesit.

Nënkryetarja e Bashkisë tha se në rastet e çifteve të reja kemi kriterin e moshës, që nuk duhet të jetë mbi 40 vjeç.

Në vijim ajo sqaroi se për kredi të butë mund të aplikojnë prindërit e vetëm me fëmijë, nënat kryefamiljare, dhe këtu nuk është kriteri i moshës.

Ndërkohë një tjetër kategori që mund të aplikojë janë edhe familjet që mund të kenë një banesë, por ajo nuk plotëson hapësirat. Në këtë kuadër, nënkryetarja e Bashkisë solli si shembull një familje me 5 anëtarë që jeton në një garsonere.

Po sa është norma e interesit për kreditë e buta?

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës tha se norma e interesit për ata që do të përfitojnë do të jetë gjatë gjithë periudhës së kredisë, 3 %. “Janë kredi me normë interesi fikse. Nëse do të ketë një ndryshim të normës së interesit mbi 3 % e dakordësuar, diferencën e paguan shteti”, tha Luarasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat