Erdhi në Shqipëri në 19 shkurt e shoqëruar nga një burrë! Detaje për vrasjen e 30-vjeçares në Tiranë. Çfarë gjeti policia në banesë

Tirana

Erdhi në Shqipëri në 19 shkurt e shoqëruar nga një burrë! Detaje për vrasjen e 30-vjeçares në Tiranë. Çfarë gjeti policia në banesë

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Detaje të reja shtesë mësohen në lidhje me vrasjen me thikë të 30-vjeçares në Tiranë, e cila dyshohet se ka origjinë arabe.

Më datë 19 shkurt, viktima ka hyrë bashkë me një burrë në Rinas, kanë marrë shtëpi me qira dhe nuk ka dorëzuar ID.

Policia, pasi ka marrë njoftimin për trup të pajetë në banesë, ka gjetur shtëpinë të rregulluar.

Dyshohet se kemi të bëjmë me çift myslimanësh, pasi në banesë janë gjetur rroba karakteristike që mbajnë gratë myslimane.

Autor dyshohet bashkëshorti, që nuk është gjendur në shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat