Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë/ Identifikohen viktima dhe autori, çifti palestinez erdhi në Shqipëri në…

Tirana

Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë/ Identifikohen viktima dhe autori, çifti palestinez erdhi në Shqipëri në…

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e shtetases së huaj 24-vjeçe në Tiranë, e gjetur e vdekur në banesën e saj pasditen e së enjtes.

Siç raporton për BalkanWeb, gazetarja e News24, Klodiana Lala, çifti është nga Palestina dhe viktima quhet Ryyan Alwan e datëlindjes 08.08.2001, ndërsa bashkëshorti i saj Fadi Alwan i datëlindjes 01.01.1976.

Më datë 19 shkurt, viktima ka hyrë bashkë me një burrë në Rinas, kanë marrë shtëpi me qira dhe nuk ka dorëzuar ID.

Policia, pasi ka marrë njoftimin për trup të pajetë në banesë, ka gjetur shtëpinë të boshatisur pasi dyshohet se partneri kishte marrë rrobat dhe paratë e ishte larguar.

Fadi Alwan  është larguar nga banesa në datën 22 shkurt. Policia e ka shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasjen e gruas së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat