Recetë/Kos me fruta

Ushqime

Recetë/Kos me fruta

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 23:56
Kos me fruta

Ëmbëlsira ideale në stinën e verës është padyshim kosi me fruta, i lehtë në kalori, me shumë pak shpenzime dhe i preferuar nga gjithë anëtarët e familjes.

Për këtë recetë duhet, krem kosi, drithëra, sheqer, sheqer i karamelizuar dhe fruta të stinës. Ne kemi zgjedhur, shegë, mollë, kivi dhe fruta pylli.

Në fillim përziejmë kremin e kosit me pak sheqer dhe e hedhim në një qese pastiçerie. Më pas marrim një gotë dhe hedhim kosin. Shtojmë shegët dhe frutat e tjera në formë shtresash. Sekreti i kësaj recete qëndron në mënyrën e prezantimit të ëmbëlsirës me dekor të thjeshtë larg servirjes tradicionale.

Pasi i kemi vendosur shtresat në formë katesh, e zbukurojmë me drithëra. Në fund vendosim sheqerin e karamelizuar për t’i dhënë dekorin përfundimtar.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat