Të gjithë ata që duan avokado, kini kujdes!
Avokadot tuaja mund të shkatërrohen më shpejt për shkak të mënyrës së gabuar të ruajtjes.
Një trend i njohur në rrjetet sociale ka sugjeruar mbajtjen e avokadove nën ujë, por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të krijojë rreziqe shëndetësore për shkak të rritjes së baktereve.
Në një video nga TikTok, tregohej mënyra e duhur për të ruajtur avokadot, që të mbeten “të freskëta dhe të gjelbra për më gjatë.”
Siç shkruan expresi britanik, ruajtja e avokadove të plota dhe gjysmë-avokadove në frigorifer, bashkë me një limon, i mban ato të freskëta për një muaj.
Temperaturat e ulëta ngadalësojnë enzimat që shkaktojnë pjekjen, duke zgjatur jetën e avokadove.