Era e fortë që ka përfshirë gjithë bregdetin e Vlorës prej katër ditësh.
Shpejtësia e saj arrin deri në 20m /s ka bërë që kapiteneria e portit të Vlorës të pezullojë lundrimin detar për anijet e tonazhit të lehtë, por dhe peshkarezhat.
Ndërkohë që deti me dallgë në gjithë vijën bregdetare të Vlorës dhe siç duket nga pamjet, dallgët arrijnë deri në tre metra dhe përplasen në pjesën shkëmbore, duke krijuar një pamje e cila tërheq qytetarët që adhurojnë një det me dallgë të tilla.
Andaj është pezulluar edhe lundrimi.