Policia, kontrolle për lëndët piroteknike dhe fishekzjarret. Nën hetim 3 pronarë subjektesh

Vlora

Policia, kontrolle për lëndët piroteknike dhe fishekzjarret. Nën hetim 3 pronarë subjektesh

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 11:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Vlorës ka ushtruar kontrolle për të parandaluar shitjen e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Nga kontrollet, janë evidentuar evidentuan 3 subjekte që tregtonin lëndë piroteknike dhe fishekzjarrë pa leje dhe, në vijim të veprimeve, nisën procedimin penal për pronarët e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

“Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje, duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike. Çdo rast shkeljeje mund të denoncohet në numrin 112 ose Komisariatin Dixhital, me garanci për anonimat dhe reagim të shpejtë.”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat