Dy shtetas të shpallur në kërkim nga policia janë arrestuar në Vlorë.
Mësohet se njëri prej tyre ishte i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje dhe tjetri me 2 vite burgim për dhunë në familje.
Ndërkohë, materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmët”, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, njëri i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje dhe tjetri me 2 vite burgim për dhunë në familje.
Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Gjurmët”.
Si rezultat, u kapën dhe ndaluan shtetasit:
26 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”;
40 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 2 vite burgim nga e njëjta gjykatë, për veprën penale “Dhunë në familje”.