Partizani, dominuesi

Volejboll

Partizani, dominuesi

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 23:31
Pamje nga ndeshja

Si për femra, ashtu dhe për meshkuj të kuqtë triumfojnë me të njëjtin rezultat, 3-0

Partizani vazhdon ta dominojë rrjetën shqiptare edhe pas javës së tretë të kampionatit.

E kjo jo vetëm për vajza, por edhe për meshkuj, ndërsa ka 9 pikë me 9 sete të fituara dhe një asnjë të humbur. Për vajza, për rreth një orë e 15 minuta, Partizani i Hasan Gurabardhit ka mundur Dinamon, 3-0. 25-19, 25-16 dhe 25-11 dhe fitore e pastër.

Rivaliteti mes Partizanit dhe Studentit, kjo në volejboll për meshkuj, është shfaqur vetëm në setin e parë, të cilin të kuqtë e Ylli Tomorrit e fituan në pikët shtesë, 27-25. Më pas dominimi është i plotë. 25-17 dhe 25-21 dhe krejt takimi 3-0.

Të dyja ndeshjet erdhën drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat