Ferizaj tregon nivelin ndaj therandasve 

Volejboll

Ferizaj tregon nivelin ndaj therandasve 

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 22:26
Ferizaj

Në ndeshjen e Superligës A për meshkuj, ekipi i Ferizajt shënoi një fitore të pastër 3:0 ndaj Golden Eagle Theranda, në një përballje ku dominuan në momentet vendimtare.

Seti i parë ishte mjaft i ngushtë, me të dyja ekipet duke luftuar për çdo pikë, por Ferizaj arriti të fitojë 25:23. 

Në setin e dytë, Ferizaj tregoi një organizim më të mirë dhe fitoi 25:18, duke ndërtuar një avantazh të sigurt. 

Seti i tretë u mbyll po ashtu në favor të Ferizajt me rezultat 25:16, duke vulosur kështu fitoren në këtë përballje.

Rezultati i seteve:

Seti i parë: 25:23
Seti i dytë: 25:18
Seti i tretë: 25:16

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat