Partizani dhe kosovaret e Skënderaj do të luajnë të dielën pasdite në finalen e Kupës së Pavarësisë në volejboll për femra.
Në gjysmëfinalet e luajtura në Farkë, këto dy skuadra triumfuan pas sfidave mjaft të forta.
Në gjysmëfinalen e parë, skuadra kosovare e Skënderaj fitoi 3-1 ndaj kampionëve të Shqipërisë të Skënderbeut.
Një përballje e ekuilibruar në të katërta setet (25-21, 25-23, 20-25, 25-18), nja ndeshje që dhuroi emocione deri në fund.
Gjithsesi, ekipi nga Kosova u treguan më të sakta në momentet vendimtare.
Mjaft e bukur edhe sfida e dytë, ku Partizani fitoi pas më shumë se dy orësh lojë 3-2 ndaj Fer Volej (25-22, 23-25, 17-25, 25-18, 19-17).
Një ndeshje maratonë, ku të “kuqtë” triumfuan me përmbysje pas pikëve shtesë të setit final, duke dhuruar spektakël në fushë.
Femra, gjysmëfinale
Skënderbeu – Skënderaj, 1-3
Fer Volej – Partizani, 2-3
Meshkuj – Gjysmëfinale
23 nëntor, Ferizaj – Skënderbeu
23 nëntor, Partizani – Shkëndija