Partizani dhe Skënderbeu janë dy ekipet finaliste të Kupës së Pavarësisë në volejboll për meshkuj.
Në sallën e lojërave në Farkë, u luajtën sot në mbrëmje dy takimet gjysmëfinale, ku triumfuan dy skuadrat shqiptare.
Skënderbeu preu i pari një biletë për në finale, pas fitores 3-0 (25-22, 25-19, 25-20) ndaj kosovarëve të Ferizaj.
Skuadra mike bëri një ndeshje me hope, ndërsa korcarët ishin superiorë në fushë gjatë gjithë kohës duke e merituar fitoren.
Me lehtësi fitoi 3-0 edhe Partizani kampion, që mundi miqtë nga Kosova të Shkëndisë (25-16, 25-13, 25-11).
Epërsia e ekipit të “kuq” ishte e ndjeshme, duke e dominuar takimin në të trija setet. Të dielën në mbrëmje do të luhet sfida finale.
Meshkuj – Gjysmëfinale
Ferizaj – Skënderbeu, 0-3
Partizani – Shkëndija, 3-0