Në një mbrëmje plot emocion dhe simbolikë, KV Shkëndija nga Tetova festoi me madhështi 50-vjetorin e themelimit të saj.
“Ky jubile gjysmëshekullor, që përkon me fundin e festave të Nëntorit, bashkoi breza të volejbollistëve dhe dashamirësve të sportit.
Në qendër të kësaj ngjarjeje ishte ndeshja reviale mes veteranëve të KV Shkëndija dhe veteranëve të volejbollit të Kosovës.
Një përballje që nuk ishte thjesht sportive, por edhe një përkujtim i lojtarëve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e volejbollit shqiptar.
Përmes këtij aktiviteti, KV Shkëndija dëshmoi edhe një herë rolin e saj të rëndësishëm, jo vetëm në sport, por edhe në ruajtjen e traditës dhe identitetit shqiptar ndër vite.
Klubi ka qenë simbol i krenarisë dhe qëndrueshmërisë për të gjithë komunitetin, duke kaluar me sukses sfida të ndryshme dhe duke sjellë rezultate të jashtëzakonshme.
Me këtë rast, një mesazh urimi për të ardhmen e klubit u përcoll nga kryetari i FVK-së Bahri Gjinovci dhe nga të gjithë ata që e kanë ndjekur me pasion këtë rrugëtim të gjatë.
Urime KV Shkëndija për këtë moment historik!
Urojmë suksese edhe më të mëdha në vitet që vijnë!”, ka njoftuar FVK/.