Këta janë volejbollistët e suspenduar të Pejës për rrahjen me tifozët në Ferizaj

Volejboll

Këta janë volejbollistët e suspenduar të Pejës për rrahjen me tifozët në Ferizaj

Nga: K.G. Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 16:48
Pamje

Komesari i Garave i Federatës së Volejbollit të Kosovës, pasi ka analizuar në tërësi incidentin në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, ka marrë vendimin, duke suspenduar gjashtë volejbollistë të kampionit të Kosovës.

Volejbollistët e suspenduar janë: Leutrim Muja, Gazmend Husaj, Agron Nikçi, Arlind Kabashi, Kaltrin Berisha e Dardan Husaj.

Janë suspenduar deri në një vendim tjetër nga Federata e Volejbollit e Kosovës, përkatësisht Komesari i Garave.

Arsye e suspendimit është se këta volejbollistë, pas ndeshjes finale të Kupës së Federatës, ngjiten lart në tribunën prapa portës, duke u rrahur me tifozë - fëmijë.

Duhet theksuar se finalen e ka fituar Ferizaj me rezultat 3:2 ndaj Pejës.

"Federata e Volejbollit të Kosovës po trajton incidentin në ndeshjen e Kupës FVK-së, Peja - Ferizaj

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) shpreh shqetësim për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së Kupës së FVK-së mes ekipeve Peja dhe Ferizaj. FVK ka nisur menjëherë procedurat për trajtimin e kësaj çështjeje dhe po bashkëpunon ngushtë me organet kompetente për një zgjidhje të drejtë dhe transparente.

Në përputhje me rregulloret, Komesari i Garave ka vendosur që gjashtë lojtarët e përfshirë në incident:

• Arlind Kabashi,

• Leotrim Mujaj,

• Agron Nikqi,

• Dardan Husaj,

• Kaltrim Berisha, dhe

• Gazmend Husaj,

të suspendohen nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga FVK, përfshirë ato ndërkombëtare në bashkëpunim me federatat partnere. Ky pezullim mbetet në fuqi deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Komisioni Disiplinor pret deponimin e deklaratave nga të gjithë lojtarët e përfshirë, si pjesë e procesit hetimor që do të çojë në nxjerrjen e vendimit përfundimtar.

FVK riafirmon përkushtimin e saj për të ruajtur integritetin e sportit dhe dënon ashpër çdo sjellje që cenon vlerat e lojës dhe të komunitetit sportiv. Për çdo zhvillim të mëtejshëm, opinioni publik do të njoftohet në kohën e duhur", njofton Federata e Volejbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat